Shqipëri, mbyllet aksioni opozitar, Noka: Janë në panik nga mosbindja civile e opozitës
17.10.2024 13:08
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Flamur Noka...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Flamur Noka, në fjalën e tij për mediat u shpreh se ajo që ndodhi sot para Kuvendit në Tiranë, bëhet vetëm nga juntat.
“Sot regjimi arriti kulmin duke kërcënuar nën tytën e armës deputetët. Vetëm juntat e diktaturat fusin në Kuvend polici dhe forca të armatosura. Institucionet mbrohen nga garda, por kur stërnipi i Enver Hoxhës kërcënon opozitën nga foltorja, narko-banditët me uniformë policie janë gati të bëjnë gjithçka. Janë në panik nga mosbindja civile e opozitës.” – tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Flamur Noka.
