Taravari pret nga drejtorët e klinikave të marrin masa për foshnjën e vdekur
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari...

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në konferencën e sotme theksoi se raporti për vdekjen e foshnjës 14-muajshe është përgatitur nga ekspertë dhe është dërguar në Spitalin klinik “Kozle”, Klinikën Universitare për Pediatri dhe Odën e Mjekëve.
Ai theksoi se pasi në spitalin “Kozle” e mohuan fajin, ndonëse aty ka pasur më parë respiratorë, por ai është dërguar në një klinikë tjetër.
Ministri thotë se deri më tani nuk është bërë asnjë ankesë.
“Unë mendoj se duhet të merren masa prej institucioneve, nuk është Ministria e Shëndetësisë që vendos për mbarëvajtjen e punës në klinika, prandaj kemi emëruar drejtorë. Raporti është dërguar edhe në Spitalin klinik “Kozle”, edhe në Klinikën Universitare të Pediatrisë dhe njëkohësisht edhe në Odën e Mjekëve. Ne si ministri mund ta mbikëqyrim komplet procesin, por nuk jemi gjykata e cila vendos. Tash u mbetet drejtorëve që të ndërmarrin hapa ose të vlerësojnë se çfarë hapash do të marrin. Oda e Mjekëve e ka departamentin etik që ta shqyrtojë raportin dhe të sjellë vendim.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
I pyetur nëse mund t'i shkarkojë drejtorët nëse nuk marrin masa të caktuara, Taravari u përgjigj se pritshmëria e tij është që drejtuesit e klinikave të bëjnë gjithçka që duhet. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
