Zhvillimet në Ukrainë, Zakharova: Kievi po e shtyn NATO-n në konflikt me Moskën
Reagimet nuk kanë të ndalur...

Reagimet nuk kanë të ndalur pas shpalljes së planit të fitores së presidentit Zelenski në parlamentin ukrainas. Ministria e Punëve të Jashtme ruse thotë se Kievi po e shtyn NATO-n në konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën.
“Ky nuk është një plan për fitoren e Zelenskit, ky është një plan për katastrofë për Ukrainën dhe popullin ukrainas. E gjithë kjo synon një tjetër zhvatje të parave dhe shfaqjen e aftësive të tyre terroriste.”, - u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova.
Presidenti i Ukrainës ka thënë se lufta me Rusinë mund të përfundojë më së voni vitin e ardhshëm, nëse plani i tij i fitores me pesë pika zbatohet menjëherë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rute, tha se "plani i fitores" është një sinjal i mirë, por, siç janë gjërat tani, ai nuk mund ta mbështesë plotësisht atë. (Belinda Koka Ademi, TVM2)
