Kulturë

“Skena e muzikës serioze shqiptare”, tre ditë muzikë klasike në Tetovë

27.04.2015 16:21

Prej nesër, Tetova për tre ditë rresht do të jetë nikoqire e manifestimit “Skena e muzikës serioze shqiptare”...

Manifestimin do ta hapë orkestra sinfonike e Radio Televizionit të Shqipërisë, me një koncert që fillon nesër në 19:30, në Pallatin e Kulturës në Tetovë. 
 
Qëllimi i aktivitetit tonë mbetet promovimi i krijuesve dhe interpretuesve vendas, si dhe promovimi i literaturës muzikore profesionale botërore dhe literaturës muzikore kombëtare. Në qoftë se bëni një paralele me diksionet e kaluara, shumë lehtë mund të vëreni faktin që ky manifestim vit pas viti shkon duke e  rritur nivelin e tij artistik”- deklaroi drejtoresha e festivalit, Lejla Halimi Lumani.
 
“Komuna e Tetovës vazhdon t’i ndihmojë organizimet e tilla. Në këtë rast, “Skena e muzikës serioze shqiptare” është edicion i tretë të cilin e përkrah dhe ndihmoj, dhe në bashkëpunim me organizatorët, çdo herë do të pretendojmë që ky manifestim të rritet si në aspektin organizativ edhe në aspektin artistik"- tha profesori, Jeton Pustina.
 
Përveç koncerteve të muzikës serioze, në këtë manifestim do të shfaqet edhe filmi dokumentar “Opera”.
 
VISAR SADIKI