Maqedoni

Konferenca e kontrollorëve të trafikut ajror, Nikollovski: Do të rrisim volumin e trafikut ajror

17.10.2024 15:49

Së shpejti pritet të ketë linja të reja të fluturimit nga aeroporti i Shkupit dhe ai i Ohrit...

Së shpejti pritet të ketë linja të reja të fluturimit nga aeroporti i Shkupit dhe ai i Ohrit, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski.
 
Në konferencën e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Nikollovski tha se mbështesin profesionalizimin e kësaj veprimtarie, pasi sipas tij në aviacionin civil duhen përdorur standardet më të larta, sepse nuk ka vend për gabime dhe vullnetarizëm. 
 
“Po punohet për rritjen e volumit të trafikut ajror në vend, ndërkohë që kemi një thirrje publike për subvencionimin e linjave të reja përmes pasagjerëve në hyrje. Ofertat aktualisht janë duke u vlerësuar dhe së shpejti do të shpallim linja të reja nga aeroporti i Shkupit dhe Ohrit. Ne kemi një ide që dua ta ndaj me ju, e ajo është të prezantojmë fluturimet jashtë shtetit nga aeroporti i Shkupit. Ne kemi një diasporë të madhe, kjo është një ambicie e madhe, por po e përsëris kjo është vetëm një ide për të cilën duhet të punojmë, por besojmë se ne dhe i gjithë rajoni do të kemi një përfitim të madh.”, - deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.
 
Zekolli Shaqiri: Depolitizimi, sfidë për RMV-në
 
Sfidë për Maqedoninë e Veriut mbetet depolitizimi i sektorit të aviacionit civil, tha zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve,  Kaltrina Zekolli Shaqiri, duke theksuar se edhe Federata Ndërkombëtare e Aviacionit ka për mision përmirësimin e sigurisë në trafikun ajror, promovimin e profesionit dhe formësimin e së ardhmes së menaxhimit të trafikut ajror.
 
“Ky mision, i bazuar në profesionalizëm dhe në interesat më të mira të aviacionit, është tërësisht apolitik. Për ne në Maqedoni kjo është një sfidë. Të mbash ndikimin politik larg sektorit të aviacionit dhe të sigurohet që vendimet të merren vetëm në bazë të efikasitetit dhe sigurisë është një detyrë për të cilën Ministria jonë e Transportit është plotësisht e përkushtuar.”, - theksoi zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri.
 
Kjo ngjarje u organizua nga Shoqata maqedonase e kontrollorëve të trafikut ajror.
 
ERSAN PAJAZITI