Maqedoni
Komuna e Tetovës dhe UNOPS-i nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
17.10.2024 17:25
Në hapësirat e "Europahouse" në Qendrën për Kulturë, në Tetovë...

Në hapësirat e "Europahouse" në Qendrën për Kulturë, në Tetovë u nënshkrua memorandum bashkëpunimi midis komunës së Tetovës dhe UNOPS-it. Ndërkohë pas marrëveshjes së bashku mbollën drunj tek shëtitorja e lumit Shkumbin.
Kreu i Tetovës, Kasami, tha se ky bashkëpunim do të rritë edhe më shumë bashkëpunimin me projekte të BE-së dhe është historik për qytetin e Tetovës.
“Nënshkrimi i bashkëpunimit të memorandumit me UNOPS-in shënon një moment historik, një angazhim për të forcuar bashkëpunimin tonë në luftën kundër ndotjes dhe mbrojtje të mjedisit. Në këtë projekt ndërhyjnë përfshirja në sistemet e ngrohjes, mbjelljen e drunjve dhe përmirësimin e monitorimit të ndotjes. Si pjesë e programit të BE-së, kjo iniciativë është më shumë se një program, është premtim për ne dhe brezave të ardhshëm. Bashkëpunimi ynë me BE-në dhe UNOPS-in është jetik.”, - deklaroi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
“Ky projekt është projekt e BE-së, i cili quhet EU - për ajër të pastër, i cili ka në plan të mbjellë drunj, që financohet nga BE-ja dhe implementohet nga zyra e UNOPS-it. Ky projekt gjithashtu përfshin në vete ndryshimin e ngrohjes në ndërtesat publike dhe matës të reja për ndotësit e ajrit. Kam kënaqësinë se bashkëpunimi ynë me komunën e Tetovës është i suksesshëm. Qëllimi i pastërtisë së ajrit nuk është vetëm përgjegjësi i institucioneve, por edhe e jona. Një pjesë e projektit është mbjellja e drunjve dhe ky projekt kap vlerën e 10 milionë eurosh.”, - thonë nga UNOPS-i.
Përndryshe, sipas një analize që është bërë nga EU-ja, thuhet se 75% e ndotjes globale është nga mjediset urbane apo nga qytetet. Nga Zyra e UNEPS-it thonë se do të kujdesen që për tre-katër vite ky projekt “EU për ajër të pastër” të japë rezultat në të gjithë vendin, ku do të kemi ajër më të pastër.
VISAR SADIKI
