Botë
Samiti dyditor i NATO-s në Bruksel, Rute: Në fokus, edhe tensionet në Ballkan
17.10.2024 17:40
Situata në Ukrainë, siguria globale me theks të veçantë ajo në sferën euroatlantike...

Situata në Ukrainë, siguria globale me theks të veçantë ajo në sferën euroatlantike, janë temat kryesore në samitin dyditor të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, ndërkaq stabiliteti i Ballkanit Perëndimor në tryezën e paktit veri-atlantik më 18 tetor.
Duke potencuar momentet aktuale politike, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, fton në vigjilencë për tensionet në vendet e Ballkanit. Shton thellimin e bashkëpunimit mes aleancës dhe BE-së për avancimin e vendeve të Evropës Juglindore.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor. Fakti që dialogu Prishtinë-Beograd nuk po ecën përpara siç do të donim dhe do të dëshironim. BE-ja e lehtësoi dialogun të cilin ne e mbështesim dhe jemi të shqetësuar për tensionet që ende përpiqen të nxisin ndarje në shoqërinë e Bosnjë-Hercegovinës. Kjo do të jetë pa dyshim në rendin e ditës për t'u siguruar që ne të bëjmë gjithçka në mesazhet tona, në mbështetjen tonë konkrete për ta mbështetur Ballkanin Perëndimor dhe prandaj isha veçanërisht shumë i lumtur për takimin që u zhvillua këtë javë në Berlin nën udhëheqjen e kancelares Sholc për vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse e di që Gjermania po punon shumë për ta sjellë atë grup më afër BE-së, më afër NATO-s, për ata që nuk janë tashmë në NATO etj.”, - deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.
Në samitin e aleancës vëmendje të veçantë do të marrin edhe tema tjera me shtrirje globale, si lufta ndaj kërcënimeve hibride, kibernetike, si dhe bashkëpunimi në prodhimin e industrisë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
