Botë

Tiranë, përplasje midis pushtetit dhe opozitës

17.10.2024 17:59

Kuvendi u kthye sërish në arenë përleshjesh mes PD-së dhe mazhorancës...

Kësaj here garda e republikës kishte vendosur një gardh metalik rreth Kuvendit për të garantuar sigurinë, por përplasjet ishin të forta.
 
Kaosi u transferua edhe brenda seancës plenare, ku deputetja e opozitës, Elda Hoti, hodhi një material të lëngshme për të cilën tha se ishte parfum, por policia po e ekzaminon nëse bëhet fjalë për lëndë toksike.
 
Deputeti socialist, Erjon Braçe, tha se qëllimi i vetëm i opozitës është të dëmtojë integrimin dhe se pamjet e Parlamentit janë të trishta.
Kaosi vijoi për 90 minuta dhe u transferua sërish në oborrin para Kuvendit. Deputetët e PD-së sulmuan forcat speciale dhe policinë dhe më pas akuzuan se efektivët u kishin nxjerrë armë, gjë që policia e shtetit e mohoi.
 
Seanca vijoi me prezencën e 73 deputetëve socialistë, të cilët votuan projekt-ligjet e parashikuara. Të gjendur në një situatë aspak normale si brenda e jashtë Parlamentit, socialistët u detyruan të largohen daljet anësore.
 
LULJETA NDOKA