Botë
Rute: Gjendja e sigurisë në Ballkan është e brishtë
17.10.2024 18:22
Gjendja e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor është e brishtë...

Gjendja e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor është e brishtë, ka deklaruar sekretari gjeneral i NATO-s, Mark Rute, duke përmendur në këtë kontekst Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.
Ai po ashtu vlerëson se është arritur përparim i pamjaftueshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor. Për faktin se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk po ecën përpara ashtu siç ne do të donim. Ne e mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Sigurisht, gjithashtu jemi të shqetësuar për tensionet secesioniste që ende përpiqen të shkaktojnë ndarje brenda shoqërisë së Bosnje-Hercegovinës. Të gjitha këto do të jenë padyshim në agjendën tonë, sepse dëshirojmë të bëjmë gjithçka në mesazhet tona dhe mbështetjen tonë konkrete dhe për të mbështetur Ballkanin Perëndimor.”, - deklaroi sekretari gjeneral i NATO-s, Mark Rute.
Këto komente Rute i bëri para takimit ministror të ministrave të mbrojtjes në nivel të NATO-s.
Tema e Ballkanit Perëndimor do jetë në agjendë në ditën e dytë të takimit ministror, më 18 tetor. Dita e parë i kushtohet Ukrainës, me ç’rast në takim po merr pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
GYLTENE SINANI
