Samiti i NATO-s diskutoi për sigurinë dhe paqen, mes tjerave, në fokus edhe rajoni ynë

18.10.2024 15:19

NATO-ja me gatishmëri për t’i çuar vendimet historike...

NATO-ja me gatishmëri për t’i çuar vendimet historike të marra në Samitin e Uashingtonit, që konsiston në përforcimin e mbrojtjes dhe investimin e forcave të duhura për sfidat me të cilat ballafaqohet aleanca, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.

Samiti në Bruksel, pos temave të tjera aktuale, në fokus kanë edhe sigurinë dhe situatat politike në Ballkanin Perëndimor.

 “Sot në takim diskutuam edhe për operacionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Në Kosovë, aleatët vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni ynë i KFOR-it të ketë forcat dhe burimet që i nevojiten për të mbajtur një mjedis të sigurt për të gjithë.”, - deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.

Pakti veri-atlantik, me vendim për të vazhduar ndihmën ndaj Ukrainës në mbrojtjen kundër Rusisë.

Mbajtja e një miliardë njerëzve tanë të sigurt është detyra më e shenjtë e NATO-s, thotë Rute, duke e cilësuar Rusinë kërcënim më domethënës dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë e aleatëve.

“Moska mund të jetë e zhurmshme, por NATO-ja është e fortë. Ne jemi në rrugën tonë të mirë për të përmbushur zotimin tonë për t'i ofruar Ukrainës 40 miliardë euro mbështetje ushtarake brenda vitit të ardhshëm. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të Ukrainës.”, - theksoi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.

Aleanca konsideron se mbështetja e Ukrainës nuk është një akt bamirësie, por një investim në sigurinë.

Në samitin dyditor në Bruksel është diskutuar edhe promovimi për stabilitetin dhe sigurinë përtej kufijve të arenës veri-atlantike. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)