Maqedoni

Letra e përfolur për në adresë të BE-së, Mickoski: Më jepni pak kohë

18.10.2024 17:08

Kryeministri Hristijan Mickoski, ende nuk shpalos vendimin final nëse do t’u dërgojë autoriteteve...

Kryeministri Hristijan Mickoski, ende nuk shpalos vendimin final nëse do t’u dërgojë autoriteteve të BE-së letër me propozime të reja për vazhdimin e negociatave. Thotë se duhet pritur një mori takimesh me zyrtarët evropian javëve në vijim, në mënyrë që të mos merret vendim i nxituar që mund të sjellë pasoja.
 
“Unë lus për pak durim, sepse hapat e shpejtuara janë gjithmonë hap i keq. Ndoshta duhet pak çështjet të treten për të marrë vendim të vërtetë. Gjithçka është në rrjedhë. Këtë fundjavë shkoj në Austri ku do të kem takime me përfaqësues qeveritar të Austri, pastaj do të vijë kryetarja e KE-së, kemi seancën e Bashkësisë Politike Evropiane në 7 nëntor në Budapest, kështu që të bëhet një analizë, të shohim, nëse do të mund të kemi sukses në këtë mënyrë. Nuk do të shpejtoja me dërgimin e letrës.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski. 
 
Akuzat e Sofjes për të drejtat bullgare, Mickoski: Bullgarët në RMV gëzojnë të drejta
 
Mickoski përgjigjet edhe në mesazhet bullgare për respektimin e të drejtave bullgare në vendit tonë. Duke replikuar se shteti ynë e garanton atë të drejtë themelore, kërkon nga Bullgaria që komunitetit maqedonas atje së paku të mund të organizohen në lobe dhe organizata joqeveritare. Kompetent për gjykimin e respektimin e të drejtave të njeriut është Gjykata e Strasburgut, thotë ai.
 
“Kemi vende anëtare në BE, të cilat kanë dhjetëra aktvendime të tilla, që nuk i respektojnë. Besoj se kjo do të vlente edhe për vendet anëtare, jo vetëm për ato aspirante. Ju bëj thirrje atyre që na japin këshilla që t’i këshillojnë autoritetet bullgare që ta lejojnë komunitetin maqedonas që së paku të organizohen në organizata joqeveritare.”, - u shpreh kryeministri, Hrisitjan Mickoski.
 
Mickoski me këtë rast përkujton Sofjen zyrtare për 14 aktvendime të Gjykatës së Strasburgut ndaj Bullgarisë për mosrespketimin e të drejtave të komunitetit maqedonas.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU