Botë

Stuhi në Pakistan, mbi 45 viktima dhe 200 të plagosur

27.04.2015 17:27

Të paktën 45 persona humbën jetën dhe 200 u plagosën pas një cikloni që goditi pjesën verilindore të Pakistanit...

Stuhia me erëra që kalonin 120 km në orë dhe shira të rrëmbyer dëmtoi shtëpitë dhe rrugët.

Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në provincën  e Kiber Paktunkuas, kryeqendra e së cilës është Peshauari.