Maqedoni

Parashikimi i motit

19.10.2024 11:02

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të dobëta shiu....

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në vende përgjatë luginës së Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 13°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 14 deri në 20°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në nëntë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 19°C.
 
Të dielën do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe mot me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Më pas gjatë javës së ardhshme të punës do të mbizotërojë mot stabil dhe i qetë me temperatura të ulëta të mëngjesit që do të zbresin nën zero. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit.