Maqedoni
Saraji dhe qyteti i Shkupit reagojnë se nuk ju ndau para Qeveria
19.10.2024 15:38
Komuna e Sarajit ankohet se nuk ka marrë mbështetje financiare nga thirrja e qeverisë edhe pse pretendon...

Komuna e Sarajit ankohet se nuk ka marrë mbështetje financiare nga thirrja e qeverisë edhe pse pretendon se ka aplikuar në mënyrë të rregullt dhe me kohë tek institucionet përkatëse. Nga kjo komunë fajin për mos pranim të projekteve i ja hedhin Ministrisë së Ekologjisë e cila siç thonë edhe pas katër muajve dhe dy urgjencave i ka bllokuar dhe nuk ka dhënë pëlqim për disa projkete.
“E bllokoi dhe nuk dha pëlqimin për projektin e rrugës së Fshatit Llaskarc. Konkretisht, ministria përkatëse sipas afatit të paraparë me ligj duhej të jep pëlqim pozitiv deri më datën 19 Korrik 2024, gjë të cilën ende nuk e ka bërë dhe heziton ta bëj. Gjithashtu, për këto obstruksione komuna ka njoftuar me shkrim edhe ministrin e pushtetit lokal. Gjithashtu, qeveria nuk e mbështeti edhe projektin e dytë, për rrugën Sfillare e Poshtme - Sfillare e Epërme, edhe pse i njëjti projekt ka të kompletuar dokumentacionin teknik”, reagojnë nga Komuna e Sarajit.
Edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit hodhi akuza ndaj Qeveris për mos pranim të asnjë projekti. Për Danella Arsovskën kjo konfirmon sjelljen e kryeministrit ndaj atyre që nuk mendojnë njësoj si ai dhe këmbëngul se për të gjitha 20 projektet ka pasur dokumentacion të kompletuar.
VMRO-DPMNE: Arsovska nuk punon për fitimin e proekteve
Por nga DPMNE akuzojn Arsovskën se edhe pse ka para në llogarinë e komunës ajo nuk po punon në drejtim të përfundimit të projekteve për të mirën e qytetarëve, por sipas informacioneve që kanë paratë në vend të bulevardit janë përdorur për qëllime të tjera.
“Një nga ato projekte është edhe ndërtimi i bulevardit Hasan Prishtina. Është një projekt kapital për të cilin janë investuar 10 milionë euro në kurriz të qytetit. Bulevardi “Hasan Prishtina”, apo siç njihet rëndom Rruga e Kaçankut, në Vizbeg deri te unaza e Shkupit e cila ka rëndësi të madhe për lehtësimin e trafikut në këtë pjesë të qytetit. Sipas parashikimeve, në kohën kur ndaheshin paratë publike për këtë bulevard, ishte paraparë të ishte gati brenda muajit shkurt të këtij viti. Në vend që të përfundojë sivjet, bulevardi as që ka filluar.”, tha këshilltarja në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Aneta Markovska- Ilievska.
Ndërsa nga Qeveria kanë sqaruar se lëshimet gjatë aplikimeve janë arsyeja që 4 komuna që nuk fituan asnjë denar nga kredia Hungareze. Kryeministri Mickovski ka dhënë një afat shtesë që këto komuna të dorëzojnë projekte të reja deri më 15 nëntor dhe të provojnë sërish të marrin mjete nga buxheti qendror.
SANIJE DURAKU
