Botë

Sulmohet shtëpija e Netanjahut, Netanyahu: Asgjë nuk na ndal

19.10.2024 16:40

Është goditur shtëpia e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu...

Është goditur shtëpia e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu, përmes një droni që ishte nisur nga Libani bëjnë të ditur nga Tel Avivi. Ai nuk ishte në objekt në kohën e sulmit, ndërsa nuk është regjistruar ndonjë lëndim tjetër.  Kryeministri izraelit ka reaguar ndaj këtij sulmi duke thënë se asgjë nuk i ndal dhe se do të vazhdojnë me luftën deri në fitore.  
 
“Para dy ditëve e eliminuam vrasësin Sinwar. Thamë që jemi në luftën për ringjallje dhe vazhdojmë përpara deri në fund. DO të doja të them diçka tjetër, jam krenarë për luftëtarët tanë, jam krenarë për komandantët tanë dhe jam krenarë për juve, qytetarët e Izraelit.”, tha kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu.
 
Takimi i G7, siguria globale, temë diskutimi
 
Ndërkohë ministrat e mbrojtjes së grupit të G7 filluan takimin e tyre në Itali duke paralajmëruar se korniza globale e sigurisë po rritet gjithnjë e më e pasigurt për shkak të vizioneve konkurruese të botës.
 
“Siguria është bazë e shoqërisë, thjesht nuk mundet të ketë kurrfarë zhvillimi pa atë. Duke e pasur parasysh këtë, më lejoni ta theksoj rëndësinë e asaj të jemi këtu dhe të  tregohet vendosmëria jonë të përballemi me këto sfida të rënda dhe urgjente, si anëtare të G7 me pjesëmarrje në NATO.”, tha Guido Crosetto, ministër i mbrojtjes i Italisë.
 
Mbledhja e G7 shënon takimin e parë ministror të grupit kushtuar mbrojtjes dhe vjen disa ditë pasi forcat izraelite vranë liderin e Hamasit Yahya Sinwar, vdekja e të cilit disa udhëheqës perëndimorë thanë se ngritën shanset për t'i dhënë fund konfliktit në Gaza.
 
ERSAN PAJAZITI