Botë
Papa Françesku: Nuk duhet t’ua mbyllim derën emigrantëve
19.10.2024 17:32
Papa Françesku në një video dërguar shoqatës katolike Acione Catholicos....

Papa Françesku në një video dërguar shoqatës katolike Acione Catholicos tha se dera nuk duhet të mbyllet për emigrantët dhe se është e nevojshme t’u jepet ndihmë.
“I ushqeni, jepini një dorë që të mos mbyten”, apeloi Papa, shkruan Reuters.
Ai theksoi se “ne nuk mund t’ia mbyllim derën një emigranti”, i cili duhet “të mirëpritet dhe të pranohet”.
Gjatë kësaj të shtune, një anije e Rojës Bregdetare italiane ka marrë nën kontroll një grup emigrantësh të mbajtur në qendrat e pritjes në vendin tonë për t’i kthyer në Itali, pas një vendimi të gjykatës në Romë.
Në fillim të javës, këta emigrantë u transportuan drejt vendit tonë me një anije të marinës italiane.
