Botë

Erdogan: Netanjahu ka mendësi ekstremiste

19.10.2024 18:47

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, ka akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu...

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, ka akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se ka një “mendësi ekspansioniste”, duke synuar qartë ta shtrijë konfliktin përtej kufijve të tij aktualë.
 
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz Stamboll, presidenti Erdogan tha se gjenocidi i kryer nga Izraeli në Gaza dhe territoret palestineze, si dhe sulmet në Liban, ishin temë e rëndësishme e diskutuar në takimin me kancelarin gjerman. Ai tha se Turqia dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Gjermaninë për blerjet e produkteve të industrisë së mbrojtjes.
 
“Ne dëshirojmë të përmirësojmë bashkëpunimin tonë duke lënë pas disa nga problemet e përjetuara në të kaluarën në kontekstin e furnizimit të produkteve të industrisë së mbrojtjes.”, tha ai. 
 
Presidenti turk gjithashtu deklaroi se Ankaraja dhe Berlini janë pajtuar në vendosmërinë për të luftuar grupet terroriste, veçanërisht PKK dhe FETO, të cilat kërcënojnë sigurinë publike edhe në Gjermani. 
 
“Kemi marrëdhënie intensive me aleatin tonë në NATO, Gjermaninë, në çdo fushë të mundshme mes dy fuqive të mëdha.”, tha Erdogan.