Maqedoni

Konfederata e Organizatave Sindikale, Risteski: Pronarët bëjnë presion punëtorëve

20.10.2024 13:58

Kohët e fundit kompani të caktuara po bëjnë presione te punëtorët lidhur me të drejtën e punëtorëve për të organizuar sindikata...

Kohët e fundit kompani të caktuara po bëjnë presione te punëtorët lidhur me të drejtën e punëtorëve për të organizuar sindikata, ndërsa për qëllim kanë shuarjen e organizatave sindikaliste, alarmojnë nga Konfederata e Organizatave Sindikale. Presion për të mos krijuar organizata sindikale, siç theksojnë ata, deri më tani kanë ushtruar mbi 40 punëdhënës, kryesisht nga sektori i ndërtimit dhe ata që menaxhojnë burimet minerale. Nëse presioni vazhdon, ata paralajmërojnë protesta para selive të kompanive që e bëjnë këtë. 
 
“Disa punëdhënës, sidomos në sektorin privat, po sinkronizohen dhe organizohen pa mbledhur fonde, duke ushtruar presion të madh ndaj punëtorëve që të mos organizohen në sindikatë, edhe në disa kompani ku kemi sindikatat tona. Këtë e bëjnë përmes komisioneve të ndryshme që paraqesin kundërshtime në Shkallën e Parë dhe më pas në Komisionin e Shkallës së Dytë që të shuhen sindikatat dhe në fund edhe në Gjykatën Administrative. Derisa Gjykata Administrative të marrë vendim, mund të zgjasë deri në tre vjet dhe gjatë kësaj periudhe nuk duhet të krijohet një organizatë e re sindikale. Në mbledhjen e radhës të Këshillit Ekonomik Social do t'i kërkojmë kryeministrit ndihmë në këtë drejtim.”, tha kryetari i Konfederatës të Organizatave Sindikale në RMV, Marjan Ristevski.
 
Sipas konfederatës së sindikatave kjo është edhe një arsye shtesë që punëtorët migrojnë nëpër vendet Perëndimore. 
 
“Punëtorët nuk kanë asnjë të drejtë në sektorin privat. Nëse ky presion vazhdon, punëtorët do të ikin nga Maqedonia, madje edhe punëtorët që vijnë nga jashtë do të largohen brenda pak ditësh.”, u shpreh Ristevski.
 
Ai theksoi se do të kërkojnë nga Qeveria që ato kompani që kanë sindikatë të kenë prioritet të caktuar në marrjen e subvencioneve dhe programeve investive dhe që odat të disiplinojnë anëtarët e tyre. 
 
ERSAN PAJAZITI