Maqedoni
Kopshti Zoologjik mbetet i mbyllur, anketë epidemiologjike ndaj 15 të punësuarve
20.10.2024 15:08
Me vendim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Kopshti Zoologjik-Shkup...

Me vendim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Kopshti Zoologjik-Shkup prej të shtunën është mbyllur për shkak të gripit të shpezëve, ndërsa ndaj 15 të punësuarve po realizohet anketë epidemiologjike thonë nga Instituti i shëndetit publik.
“Epidemiologët gjatë ditës së nesërme do të japin vendim për katër nga këta persona, përkatësisht katër nga këta persona do të shkojnë nën vëzhgim shëndetësorë. Do të ndiqen edhe të tjerët por nën vëzhgim shëndetësorë do të vendosen vetëm katër persona nga gjithsejta 15. Në dy javët e ardhshme katër personat në fjalë do të ndiqen nga mjekët nëse do të paraqesin çfarëdo simptomash që lidhet me gripin e shpezëve. Një nga këta persona me 18 tetor ka pasur disa simptome që kanë zgjatur një ditë, si temperaturë dhe diarre, që nuk do të thotë se ka të bëjë me gripin e shpezëve. Por gjithsesi ai person do të testohet.”, tha drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska.
VMRO-DPMNE: Arsovska nga pakujdesia do të shkaktonte epidemi
Lidhur me rastin e kopshtit zoologjik kanë reaguar edhe nga VMRO-DPMNE. Nga partia në pushtet thonë se kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska nga pakujdesia ishte në prag të shkaktimit të epidemisë me gripin e shpendëve.
“Kopshti zoologjik i Shkupit u shndërrua në një film horror, ku në më pak se tre vjet pati epidemi dhe aty ngordhën mbi 40 kafshë ekzotike, institucion që ndiqet vetëm me incidente. Megjithatë, nëse institucionet në Kopshtin Zoologjik nuk do të ishin përfshirë, do të kishte ndodhur një fatkeqësi e përmasave të paprecedentë. Procedura me eutanazinë e kafshëve që kanë pasur kontakt të ngushtë me kafshën e sëmurë në të cilën është zbuluar virusi është një procedurë që ndjek të gjitha standardizimet dhe praktikohet në të gjitha kopshtet zoologjike.”, tha Stefan Kirkov nga VMRO-DPMNE.
Por Shoqata për mbrojtjen e kafshëve, “Anima Mundi” ka reaguar në lidhje me mënyrën se si janë asgjësuar shpezët në Kopshtin Zoologjik të Shkupit. Nga kjo shoqatë thonë se është bërë terror dhe masakër ndaj shpezëve, ndërsa nuk besojnë se ka prani të gripit të shpezëve, deri në publikimin e dokumentacionit përkatës nga autoritetet.
“Ndonëse në Maqedoni nuk është vërejtur asnjë rast i gripit të shpezëve dhe virusi i gripit të shpezëve është pothuajse pa asnjë rrezik për shëndetin e njeriut, vetëm në një ditë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit është bërë masakër mbi shpezët. Në mënyrë mizore – me pushkë, thyerje të qafës, hedhjen e tyre të gjallë në kosha plehrash – janë likuiduar 24 rosa, 6 pata, 5 pula dhe një korb, të cilat ishin të pranishme në atë lokacion.”, theksojnë nga shoqata Anima Mundi, nga ku thonë se zgjidhja më e mire do të ishte karranitnim.
Nga kopshti zoologjik kanë paralajmëruar padi ndaj inspektorëve të agjencionit për ushqim dhe veterinari dhe ndaj drejtorit, pasi sipas tyre në kopshtin zoologjik ata kanë hyrë pa urdhëresë për vrasjen e shpezëve.
ERSAN PAJAZITI
