Botë
Lindja e Mesme, mbi 90 të vrarë në Gaza
20.10.2024 17:01
Ushtria izraelitie ka vazhduar sulmet me raketa në Gaza, prej ku njoftohet edhe për viktima të shumta....

Ushtria izraelitie ka vazhduar sulmet me raketa në Gaza, prej ku njoftohet edhe për viktima të shumta.
Mbi 90 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, vdiqën në sulmin në qytetin Beit Lahiya në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Ministria palestineze e Shëndetësisë pretendon se dhjetëra të tjerë janë plagosur dhe shumë të tjerë janë ende të bllokuar nën rrënoja.
Sulmet izraelite kanë vazhduar edhe në Liban, ku pretendohet se janë sulmuar pozicionet që përdoren nga luftëtarët e Hezbollahut. Ushtria libaneze ka bërë të ditur se janë vrarë tre ushtarë të sajë nga një sulm izraelit në një automjet në jug të Libanit.
Ushtria izraelite thotë se në sulmin ndaj selisë së shërbimit inteligjent të Hezbollahut në Liban dhe një punishteje nëntokësore të armëve në Bejrut, u vranë disa komandantë të organizatës libaneze.
Ndërkohë një pjese e mediave arabe, ka njoftuar se zëvendëssekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Qassem, ka ikur nga Libani me një avion iranian dhe tani jeton në Teheran. Arratisja e Qassem në Iran u bë nga frika se ai mund të ishte i pari në listën e eliminimit nga Izraeli.
