Botë

Moldavi - Pjesëmarrja e votuesve arrin kuorumin për vlefshmërinë e referendumit

20.10.2024 19:01

Pjesëmarrja e votuesve në Moldavi arriti kuorumin për vlefshmërinë e referendumit shumë simbolik...

Pjesëmarrja e votuesve në Moldavi arriti kuorumin për vlefshmërinë e referendumit shumë simbolik për të përfshirë objektivin e anëtarësimit në BE në kushtetutë.
 
Një udhëkryq për të ardhmen e vendit pas incidenteve dhe ankesave nga autoritetet e Kishinau-t për ndërhyrjet e vazhdueshme ruse.
 
Duhet vota e të paktën një të tretës së atyre që kanë të drejtë vote dhe sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor.
 
Aktualisht kanë votuar 33.4% e atyre që kanë të drejtë vote. Votohet githashtu për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.
 
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 në orën 15.30 pjesëmarrja ishte 33.2%, në zgjedhjet presidenciale 2020 ishte 33.0%.