Ambasadorja gjermane Althauzer, pasojat politike nga kriza janë të pa shmangshme
Shumë nga verejetjet e raporteve të BE-së për Maqedoninë, si punësimet partiake, apo ndërhzrja në lirin e mediave, u dëshmua se ishin të sakta, vlerëson ambasadorja e gjermane në Maqedoni...

Kjo solli edhe deri te kriza politike në Maqedoni, tha ambasadorja gjermane Althauzer, e cila ishte e pranishme në debatin e organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Qendra për Studime Evropjane në Bruksel, mbi proceset integruese të vendeve të Ballkanit.
Perspektiva euroatlantike e Maqedonisë mund të ruhet vetëm nëpërmjet hetimeve kredibile, që do të reyultonin me përgjegjësipolitike dhe epilog gjyqësorë.
“Punësimet partiake në institucionet shtetërore vazhdojnë, së bashku me ndërhyrjen në paëarësinë e mediave, sidomos servisin publik, të cilat jo vetëm që sollën deri te kjo krizë, por edhe qytetarët u bënë viktima të kësaj politike të institucioneve shtetërore. Akuzat serioze për zhvillimet më të reja dhe publikimet ende nuk janë adresuar në formën e duhur. Sipas standardeve perëndimore, pasojat politike janë të pa shmangshme. Të jem e qartë sikurse kolegu im amerikan Hojt Ji. Kjo nënkupton dorëheqje si parakusht për epilog transparent gjyqësorë. Vetëm nëpërmjet hetimeve kredibile që e kthejnë përgjegjësinë politike dhe gjyqësore mund të ruhet perspektiva euroatlantike” – tha ambasadorja e Gjermanisë në RM, Kristine Althauzer.
Edhe Vit Novitini nga Qendra për Studime Evropjane në Bruksel foli me tone kritike për krizën politike në vend, e cila siç tha ai është pengesë për proceset integruese të Maqedonisë.
“Shikuar nga jasht pa qen ekspert aspak nuk eshte shenje e mire qe nje parti e bojkoton parlamentin, kjo tregon se ka problem me kulturen politike, dhe veshtire eshte te thuhet se ne situata te ketilla dhe ne menyr te ketillë, vendi do te mund te filloj bisedime me Bashkimin Evropian” – tha Vit Novotny, nga Qendra per Hulumtime Europiane.
Perspektiva e anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit perëndimorë është reale, por në rrugën e tyre qëndrojnë sfida të shumta me të cilat duhet përballur u than ë debat. (Gyltene Sinani, TVM2)
