Maqedoni
Parashikimi i motit
21.10.2024 09:01
Java në vendin tonë do të nisë me mot të kthjellët dhe me diell, ndërsa temperaturat mbeten të larta...

Moti do të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell si dhe alternime vranësirash, të cilat do të jenë të përqëndruara kryesisht në relievet malore të vendit. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit ose vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 16 deri në 23°C.
Në Shkup mëngjesi do të jetë i ftotë, gjatë ditës pritet mot me diell dhe erë të dobët. Temperatura minimale do të ulet në 4°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 20°C.
