Maqedoni
Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal
21.10.2024 09:26
Prej sot nis vaksinimi kundër gripit sezonal...

Vaksinimi për gripin sezonal ka filluar sot dhe do të kryhet në 36 lokacione në vend. Deri më tani për vaksinimin e gripit sezonal kanë aplikuar mbi 32 mijë qytetarë.
Në Shkup qytetarët e interesuar do të mund të vaksinohen në pesë institucione: Qendra për shëndet publik, poliklinikat e Bukureshtit, Bit Pazarit dhe Idadija, ndërsa punëtorët shëndetësorë do të mund të vaksinohen në Institutin për Shëndet Publik (IShP).
Vaksinimi falas përfshin grupe të ndryshme të popullsisë: të moshuarit mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike, punonjëse shëndetësore, gra shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në pesë vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe punonjësit në këto ndërmarrje. Përveç atyre falas, Qendrat e Shëndetit Publik kanë siguruar këtë vit edhe vaksina komerciale kundër gripit për qytetarët e interesuar që nuk bëjnë pjesë në grupet e rrezikut.
