Botë
Izraeli sulmon Bejrutin, shënjestron edhe Hezbollahun
21.10.2024 10:08
Ushtria izraelite ka kryer 11 sulme ajrore në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, transmeton Anadollu....

Ushtria izraelite ka kryer 11 sulme ajrore në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, transmeton Anadollu. Numri i sulmeve ajrore nga avionët luftarakë izraelitë në Bejrut në mbrëmje ka arritur në 11.
Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan edhe degët e institucionit Karzi Hasen në provincën Nabatieh në jug dhe rajonin Beka në lindje dhe disa punonjës të kujdesit shëndetësor janë plagosur si pasojë e shënjestrës së një ambulance në qytetin jugor Sur.
Nga sulmet izraelite në Gazë, humbën jetën 84 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Aviçau Adrae në deklaratën e tij në rrjetet sociale tha se ushtria do të sulmojë degët e institucionit Karzi Hasen, me arsyetimin se ato financojnë aktivitetet e Hezbollahut kundër Izraelit.
