Maqedoni

Kopshti Zoologjik mbetet i mbyllur, testohet një i punësuar për influencën e H5N1

21.10.2024 11:20

Për shkak të pranisë së gripit të shpezëve, Kopshti Zoologjik në Shkup mbetet i mbyllur....

Për shkak të pranisë së gripit të shpezëve, Kopshti Zoologjik në Shkup mbetet i mbyllur. 

Nga 15 punëtorët e Kopshtit Zoologjik të Shkupit, për të cilët tashmë është kryer anketa epidemiologjike, katër prej tyre sot do të marrin vendime për mbikëqyrje shëndetësore dhe për njërin prej tyre, i cili shfaqi simptoma të temperaturës së lartë dhe diarre do të testohet për praninë e gripit të shpezëve. 
 
Epidemiologët thonë se nuk ka rrezik për përhapjen e gripit të shpendëve, nëse vizitorët nuk kanë pasur kontakt të drejtpërdrejt me shpendët e infektuara.