Maqedoni
Kuvendi përuron Dhomën e mbrojtur
21.10.2024 11:44
Në Kuvend përurohet Dhoma e mbrojtur, e ashtuquajtura “Dhoma e shurdhër”...

Në Kuvend përurohet Dhoma e mbrojtur, e ashtuquajtura “Dhoma e shurdhër”, e para e këtij lloji për mbrojtjen dhe zbatimin e certifikatave më të rrepta ndërkombëtare të sigurisë në vend dhe në rajon.
Ndërtimi i Dhomës së mbrojtur, siç theksohet nga Kuvendi, është gjithashtu një kërkesë e NATO-s dhe do të jetë veçanërisht e rëndësishme dhe e nevojshme gjatë hapjes së kapitujve 23 dhe 24 në negociatat e anëtarësimit me BE-në për anëtarësim në Union. Ndërtimi i dhomës duhet të krijojë kushte për mbikëqyrje efektive parlamentare të shërbimeve të sigurisë. Salla pritet të përdoret kryesisht nga Kuvendi dhe Komisionet që punojnë me informacionin e klasifikuar, por në të njëjtën kohë do të jetë në dispozicion për përdorim nga organet e tjera shtetërore nëse kanë nevojë dhe sigurisht me miratimin e Kuvendit.
