Ekonomi

Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

21.10.2024 13:05

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,08 % në raport me vendimin e datës 18.10.2024.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,00 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 2,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,639 denarë për kilogram.
 
Nga data 22.10.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 77,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 79,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 68,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 68,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 42,573 (denarë/kilogram)