Botë

Hagari: Irani financon Hezbollahun

21.10.2024 14:27

Sulmet izraelite ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban vazhdojnë....

Sulmet izraelite ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban vazhdojnë. Një degë e një shoqate financiare e lidhur me grupin militant u godit, duke përfshirë aeroportin e vetëm tregtar të vendit. Ushtria izraelite lëshoi më parë një paralajmërim evakuimi. Janë regjistruar sulme edhe në Haifa.
 
“Në ditët në vijim ne do të zbulojmë se si Irani financon aktivitetin terrorist të Hezbollahut, duke përdorur institucionet civile, shoqatat dhe organizatat joqeveritare si një front për aktivitetet terroriste.”, - deklaroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.
 
Aragki: Nëse Izraeli sulmon, do të hakmerremi
 
Teherani nuk po kërkon luftë dhe sigurisht nuk ka frikë, por është gati për luftë, thotë ministri i Jashtëm i Iranit. Ai paralajmëroi se nëse Izraeli sulmon objektet bërthamore të Iranit, vendi i tij do të hakmerret me një përgjigje të ngjashme.
 
“Nëse në rajon fillon një luftë e përgjithshme dhe Shtetet e Bashkuara tërhiqen ndaj luftës, është e natyrshme që të ndodhë një fatkeqësi për rajonin. Ne nuk kërkojmë fare luftë, këtë e kam thënë shumë herë dhe e përsëris.”, - theksoi ministri i Jashtëm i Iranit, Abas Aragki.
 
Një organizatë bamirëse kundër varfërisë thotë se gjashtë punëtorë nga organizata partnere kanë vdekur në zjarrin izraelit në Gazë këtë javë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI