Maqedoni
BDI-ja mblidhet në Reçicë të Vogël, kryesia vendos për aktivitetet e radhës
21.10.2024 14:51
Bashkimi Demokratik për Integrim është mbledhur në selinë e saj në Reçicë të Vogël...

Bashkimi Demokratik për Integrim është mbledhur në selinë e saj në Reçicë të Vogël për t’i definuar hapat e mëtutjeshme të veprimit politik, ku do të analizohet situata politike në vend, për siç thonë, degradimin e shqiptarëve në institucionet publike. Pakënaqësinë nga funksionimi i kësaj qeverie do ta paraqesin në takime me qytetarët, duke njoftuar institucionet ndërkombëtare, ndërsa i hapur mbetet edhe opsioni për organizimin e protestave.
“Asnjëherë nuk kemi hequr dorë nga denoncimi i shkeljes drastike, e cila ndodhi pas 8 majit e këndej ku “Fronti Evropian” dhe BDI-ja dolën fitues tek blloku politik shqiptarë. Sot në ora 15:00, në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Reçicë të Vogël do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë Qendrore, ku më pas do t’i merrni të gjitha informacionet për të gjitha aktivitetet të cilat e presin BDI-në në periudhën që kemi përpara.”, - theksoi Valdet Xhaferi nga BDI.
FITIM KRYEZIU
