Maqedoni

BDI-ja mblidhet në Reçicë të Vogël, kryesia vendos për aktivitetet e radhës

21.10.2024 18:05

Bashkimi Demokratik për Integrim është mbledhur në selinë e saj në Reçicë të Vogël...

Bashkimi Demokratik për Integrim është mbledhur në selinë e saj në Reçicë të Vogël, ku ka definuar hapat e mëtutjeshme të veprimit politik. Nga e mërkura, BDI-ja fillon takimet me qytetarët. Nisin nga Likova.
 
Veç kësaj, kryesia e BDI-së ka vendosur që të përkrahë shumicën aktuale për të miratuar ndryshimet kushtetuese, ndërkaq pret përkrahjen e tyre për ligjin e posaçëm për veting.