Botë

Rusia sërisht sulmon në Ukrainë

22.10.2024 11:18

Tre civilë janë vrarë gjatë sulmeve ruse me dronë në rajonin verilindor ukrainas të Sumit...

Tre civilë janë vrarë  gjatë sulmeve ruse me dronë në rajonin verilindor ukrainas të Sumit, që gjendet në kufi me Rusinë. Zyrtarët thanë po ashtu se sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar më shumë se 25 dronë mbi rajonin Sumi.
 
Ndërkaq, autoritetet në dy rajone ruse kanë raportuar se dronët ukrainas kanë shënjestruar tre distileri të alkoolit. Në rajonin Tambov, në juglindje të Moskës, një sulm me dron nxiti zjarr në distilerinë e metanolit Biokhim, tha guvernatori rajonal Maxim Yegorov.
 
Biokhim është një prej prodhuesve më të vjetër të Rusisë dhe kompania prodhon “produkte të rëndësisë strategjike për shtetin”, kryesisht etanol, thuhet në ueb-faqen e kompanisë.Në rajonin Tula, në jug të Moskës, dronët ukrainas kanë goditur distileri të alkoolit, në një Efremov dhe një në Luzhkovski, sipas guvernatorit rajonal, DmitrI Milyaev. Ai shtoi se nuk ka viktima nga këto sulme të kryera nga Ukraina.