ShGM, Këshilli Gjyqësor ka sanksionuar gjykatësen, Paneva
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë...

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka përshëndetur vendimin e fundit të Këshillit Gjyqësor me të cilën i është shqiptuar vërejtje “qortim publik” ndaj gjykatëses, Sprivoska Paneva, e cila joligjërisht dhe pa të drejtë kishte përjashtuar gazetarët dhe mediat të ndjekin procesin gjyqësor, e cila ajo udhëheq mes afaristit Koço Angjushev dhe kryeredaktores së irl.mk, Sashka Cvetkovksa.
Për ShGM-në vendimi i tillë është kthesë e madhe, e cila jep mesazh dhe garanci në të ardhmen se informimi i drejtë dhe i saktë i gazetarëve është e drejtë e pacenueshme nga askush.
“Në vendimin e Këshillit Gjyqësor theksohet se përjashtimi i opinionit dhe mediave nga seancat gjyqësore është shkelje e rëndë e transparencës dhe të drejtës së informimit që ka rëndësi thelbësore për lirinë e mediave. Ky veprim i gjykatëses Spirovska Paneva po konsiderohet si shkelje e rëndë profesionale dhe sulm i drejtpërdrejt ndaj medieve, që është në kundërshtim me ligjin për procedurë civile. Andaj vlerësojmë se vendimi i Këshillit Gjyqësor është kthesë e madhe për shoqërinë mediatike. Është dërguar mesazhi i qartë se liria е informimit të drejtë dhe të saktë duhet të mbrohet dhe paraqet një hap para me të cilën mund të garantohet transparencë më e madhe e procedurave gjyqësore dhe se ligjet duhet të respektohen nga të gjithë gjykatësit”, - deklaroi drejtori ekzekutiv i ShGM-së, Dragan Sekullovski.
Këshilli Gjyqësor këtë vendim e solli më 10 tetor, pasi që para një viti ShGM-ja parashtroi kërkesë deri tek Këshilli Gjyqësor nga i cili kërkonte përgjegjësi nga gjykatësja Spriovska Paneva.
Pas ofrimit të madh të provave, fakteve dhe shpjegimeve, anëtarët e Këshillit Gjyqësor morën vendim për t’i shqiptuar asaj “qortim publik”. (Rexhep Qamili, TVM2)
