Maqedoni

Nëntë aksidente dje në Shkup

28.04.2015 09:53

Policia e trafikut dje në rajonin e qytetit të Shkupit ka kryer ekspertizë të nëntë aksidenteve...

Shtatë aksidente janë me dëme materiale, ndërsa në pesë lëndime trupore kanë marrë një bashkëudhëtar dhe një shofer.
 
"Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë sanksionuar 23 këmbësorë, të cilët nuk kanë kaluar në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, ose kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë, 22 shoferë nuk  i kanë respektuar rregullat e komunikacionit, informon SPB Shkup.
 
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" policia e komunikacionit ka larguar 52 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
 
Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup sot do të mbajë aktivitete edukative në SHF "Dituria" e cila gjendet në territorin e komunës së Sarajit me nxënësit e klasës së katërt.
 
Në arenën kombëtare "Filip i Dytë i Maqedonisë" në orën 16 do të luhet ndeshje mes Vardarit dhe Rabotniçkit. Me qëllim të zhvillimit të sigurtë të garës policia e komunikacionit do të ndërmarë masa adekuate për komunikacion të sigurtë./mia