Taravari ironizon me BDI-në: Kanë ftohtë, prandaj nuk mbajnë protesta

22.10.2024 15:06

Temperaturat e ulëta me sa duke janë shkas...

Temperaturat e ulëta me sa duke janë shkas për mosmbajtjen e protestave që integristët i paralajmëronin me muaj të tëra, thotë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Ai duke ironizuar me paralajmërimet e BDI-së se për momentin më me rëndësi është që të takohen me qytetarët e jo të mbajnë protesta, apeloi te ingeristët që të fillojnë reformat në parti për shkak të numrit të madh të njerëzve jo të besueshëm në anëtarësi e më pas të merret me strategjinë partiake.

“Ne jemi vazhdimisht në terren. BDI-së përsëri i preferoj që së pari të nisen të reformohen, pastaj të adaptohen. Tash mendoj se temperaturat e ulëta i pengojnë që të bëjnë protesta, le të takohen me qytetarët, bile është dashur që moti të takohen me qytetarët. Tani e kanë pak si vonë, por pavarësisht asaj, ajo është strategji partiake. Le ta vazhdojnë, ju uroj shumë suksese!”, - deklaroi lideri i ASh-së, Arben Taravari.

Ditë më parë, BDI-ja ka mbajtur mbledhjen e kryesisë qendrore, në të cilën janë konfirmuar qëndrimet e zyrtarëve të partisë. Kërkesat e tyre janë të mbështetet vetingu, verifikimi i origjinës së pronave, hetimi i partive politike deri te hetimi i të gjithë procedurës së privatizimit. Pakënaqësinë nga funksionimi i pushtetit do ta paraqesin në takime me qytetarët, duke njoftuar institucionet ndërkombëtare, ndërsa i hapur mbetet edhe opsioni për organizimin e protestave. (Sanije Duraku, TVM2)