Botë
Burg të përjetshëm për kapitenin e anijes së fundosur koreanojugore "Sevol"
28.04.2015 10:17
Gjykata e Apelit në qytetin koreanojugor Gunagxhu me burg të përjetshëm e dënoi kapitenin e feribotit, që u fundos vitin e kaluar, kur humbën jetën mbi 300 persona, transmetuan mediat amerikane...

Gjykimi i sotëm është më i rëndë nga gjykimi të cilin në nëntor të vitit të kaluar e caktoi Gjykata e Qarkut, me të cilën kapiteni i anijes Li-Xhon-sok ishte dënuar me 36 vite burg për pakujdesi dhe lënie të udhëtarëve në anije.
Zëdhënësi i gjykatës në Guanxhu kumtoi se përveç dënimit me burg të përjetshëm për kapitenin Li, 14 anëtarë të tjerë të ekuipazhit morën dënim mes 18 muaj dhe 12 vite burg.
Aktgjykimi i Li është rritur, sepse gjykata e shpalli fajtor për vrasje nga pakujdesia. Në nëntor ai ishte liruar nga kjo akuzë./mia
