Arrestimi i Metës shkaktoi reagime të forta
Arrestimi i Ilir Metës ka shkaktuar polemika...

Arrestimi i Ilir Metës ka shkaktuar polemika të forta për mënyrën se si u kap me forcë nga makina, teksa i ishte drejtuar selisë së Partisë së Lirisë që ai drejton.
Kritikat kanë qenë të shumta nga opozita, por ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, u përgjigj se policia është detyruar të përdorë forcën, pasi Meta i ka kundërshtuar efektivët.
“Nëse Meta nuk do ta kishte kundërshtuar ekzekutimin e vendimit, dinamika e ngjarjes nuk do të kishte prodhuar asgjë tjetër, përveçse kalimin e qetë të tij nga automjeti privat në automjetin e shoqërimit në Polici.”, tha ministri.
Reagimi ishte i fortë nga Partia e Lirisë, e cila akuzoi policinë e shtetit se ka tentuar eliminimin fizik të ish-presidentit të republikës, Ilir Meta.
Një konferencë dha edhe Monika Kryemadhi, e cila është në proces divorci me Metën.
Ajo tha se Meta nuk merrte vesh nga llogaritë dhe se të gjitha transaksionet i ka bërë ajo vetë.
Ende nuk ka datë për vlerësimin e arrestit të Metës para GjKKO-së, ndërsa SPAK-u kërkon burg teksa e akuzon së bashku me Kryemadhin për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. (Luljeta Ndoka, TVM2)
