Maqedoni
Parashikimi i motit
23.10.2024 11:11
Kjo e mërkurë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta....

Kjo e mërkurë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. Paradite moti do të jetë i ftohtë me paraqitje të mjegullës në disa lugina, ndërsa gjatë ditës me diell me erë të dobët kryesisht nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 7°C, kurse maksimalja do të arrijë nga 19 deri në 24°C.
Në Shkup paraditja do të jetë e ftohtë me paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës me diell dhe kryesisht e qetë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23°C.
Sipas njoftimeve të Administratës për Çështje Hidrometeorologjike, periudha e motit të qëndrueshëm dhe kryesisht të qetë vazhdon edhe në ditët në vijim me mëngjese të ftohta dhe temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat do të zbresin nën zero. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit ose vranësira të ulëta. Temperaturat ditore do të jenë pa ndryshime të theksuara.
