Botë

Shqipëri, shtyhet seanca e ish-presidentit Ilir Meta

23.10.2024 11:43

Është anuluar seanca në Gjykatën e krimeve të rënda në Tiranë ku u desh të caktohej masa e kujdesit ndaj deputetes Monika Kryemadhi...

Është anuluar seanca në Gjykatën e krimeve të rënda në Tiranë ku u desh të caktohej masa e kujdesit ndaj deputetes Monika Kryemadhi, ish bashkëshortja e Ilir Metës. Arsyet e anulimit nuk janë bërë të ditura. 
 
Kryemadhi para mediave përsëriti qëndrimet dhe akuzat e adresuara edhe ditë më parë kundër SPAK-ut, prokurorit Altin Dumani dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa sot shpalosi edhe emra të rinj të cilës sipas saj duhet të jenë objekt hetimi nga siç thotë ajo “drejtësia e kastruar e Edi Ramës”. 
 
Gjatë ditës pritet që edhe ish presidenti Ilir Meta të njihet me masën e kujdesit. Ai po qëndron në ndalim tashmë 48 orë mbi dyshimet e SPAK për pastrim të parave, korrupsion dhe fshehje tatimi. Seanca që ishte caktuar mëngjesin e sotëm u shty me kërkesë të avokatit të Metës me arsyetimin se kërkon të njihet me akuzat.
 
“Kërkuam që të njihemi me provat e thashethemeve që ata kanë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar na la vetëm tre orë kohë për të parë dosjet.”, deklaroi Monika Kryemadhi, Deputete e Partisë së Lirisë.