Maqedoni

Presidentja e KE-së Ursula von der Lejen më 24 tetor vjen në Shkup

23.10.2024 12:12

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der lejen, po përgatitet për një tur të ri nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der lejen, po përgatitet për një tur të ri nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor dhe destinacioni i saj i parë është sot Shqipëria ndërsa më 24 tetor Shkupi.
 
Vizita e Von der Lejen vjen pas vendimit të Brukselit për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. 
 
Më 15 tetor, Shqipëria e mbajti konferencën e dytë ndërqeveritare, pas së cilës e hapi kapitullin e parë negociues. Për Shkupin, procesi është bllokuar  për shkak të moszbatimit të Kornizës negociuese me BE-në, përfshirë kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e pakicës bullgare në të.