Maqedoni

Struga me pajisje për riciklim, Meroli: Masë e cila do të zvogëlojë ndotjen

23.10.2024 13:37

Struga ka marr hap shumë të rëndësishëm për riciklimin e shisheve plastike...

Struga ka marr hap shumë të rëndësishëm për riciklimin e shisheve plastike, qytetarët tani më kanë filluar të klasifikojnë mbetjet nëpër shtëpitë e tyre. Nga eksperti Arjan Meroli thuhet se plastika është një nga elementet më të rrezikshme në të gjithë botën. 
 
“Kjo është një masë e mirë e cila do të zvogëlojë e ndotjes që ka  rajoni i liqenit të Ohrit dhe për faktin që ka një status të veçantë si trashëgimi natyrore botërore. Mendoj që është një gjë pozitive është në kuadrin e ashtuquajtur një ligj që ka Maqedoni e Veriut për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane i cili pre supozon jo vetëm  të ndahet në burim por të rishikohet edhe mundësia e riciklimit për të atyre produkteve të cilat janë të reciklushme dhe që ndihmojnë  të gjitha ato sipërmarrje që merren me prodhimin e materialeve të ripërdorur.”, tha për TVM2 eksperti ekologjik Arjan Meroli.
 
Plastika është një nga problemet globale e cila ka një ritëm të shpejt në prodhimin dhe përdorim nga eksperti jonë për MTV-2 thekson se duhet marrë hapa më të shpejta për problematikat kaq të rëndësishme.
 
“Është një problem global këtu flasin vetë shifrat  sasia e prodhimin të plastikave, si lehtësisë të përdorimit të tyre është diku treqind e ca milion ton në vit, dhe jo e gjitha kjo sasi riciklohet ose digjet për të ripërdorur, është në shifra shumë të ulta dhe kjo ka bërë që një pjesë e konsiderueshme e plastikave, dashje  pa dashje, të quhen mbetje që derdhen në urja, pa dashje perfundojn në oqean.”, tha Meroli.
 
Qytetarët nëpërmjet këtij projekti jo vetëm se do kenë një qytet më të pastër, por do të kenë edhe përfitim ekonomike. Ka filluar përdorimin e këtyre makinave dhe se ata kërkojnë që në çdo market duhet të ketë të tilla pajisje.
 
“Në Strugë në dy vende për të mbledhur shishe prej plastike. Me këto makina qytetarët do të jetë më pastër, do të kenë pikë dhe me ato pikë do të kenë mundësi për të blerë materialet e tyre, dhe si komunë qytetin do ta kemi më të pastër.”, tha Server Shashko, qyetear.
 
Përdoruesit  mund t’i shfrytëzojnë ata bonuse nëpërmjet një programi në telefonin e tyre, ne secilin market. Me çdo shishe apo kanaçe të zgjedhur, ju merrni pikë jeshile, të cilat transferohen në llogarinë tuaj më së voni brenda 24 orëve.
 
FITORE ISTREFI