Maqedoni

Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë, e fton të dal para shtëpisë pastaj e plagos

23.10.2024 14:17

Një 42-vjeçar nga Haraçina e Shkupit mbrëmjen e së martës ka ngelur i plagosur në vendbanimin e tij....

Një 42-vjeçar nga Haraçina e Shkupit mbrëmjen e së martës ka ngelur i plagosur në vendbanimin e tij. Ai nga është thirrur që të dalë para shtëpisë së tij nga një person i panjohur dhe më pas personi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Pasi ka marrë lëndime në këmbën e djathtë menjëherë është dërguar në klinikën “Nënë Tereza”, ndërsa MPB-ja ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur dy gëzhoja.
 
“Mbrëma në 20:50 minuta në SPB-Shkup nga Klinika “Nënë Tereza” është raportuar se te ata është dërguar Q.D. (42) nga fshati Haraçinë i Shkupit, me plagë nga arma e zjarrit në pjesën e këmbës së djathtë. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se rreth orës 20:00, Q.D. është thirrur nga një person që të dalë para derës së shtëpisë së tij, pas çka personi ka qëlluar në drejtim të tij. Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja armësh. Po merren masa për zbardhjen e rastit.”, tha zëdhënësi i MPB-së, Goce Andrevski.
 
Për momentin nuk ka të dhëna për identitetin e sulmuesit dhe as për arsyet që kanë çuar në këtë incident të dhunshëm. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të mundshme të ngjarjes. Rasti ka shkaktuar shqetësim në komunitetin lokal, pasi ngjarje të këtij lloji krijojnë frikë dhe pasiguri. Ndërkohë, autoritetet apelojnë qytetarët që të mos përdorin dhunën dhe të denoncojnë të gjitha aktivitetet e dyshimta.
 
SANIJE DURAKU