Maqedoni

RMV shënon 23 Tetorin, Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase

23.10.2024 15:28

Krerët shtetëror uruan 23 tetorin, Ditën e Luftës Revolucionare të Maqedonisë....

Krerët shtetëror uruan 23 tetorin, Ditën e Luftës Revolucionare të Maqedonisë. Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, dërgoi mesazhe për paqe, harmoni dhe lumturi. Në urim thuhet se nuk duhet harruar se shtetësia është fituar me vështirësi dhe duhet mbrojtur me instrumente demokratike, e jo me armë si dikur. 
 
“Prandaj, të kujdesemi për atdheun tonë dhe ta mbrojmë atë, se nuk kemi tjetër! Të respektojmë njëri-tjetrin se pa ne nuk ka shtet maqedonas. Le t'ua lëmë pasardhësve, siç na e lanë neve, revolucionarëve maqedonas.”, thekson kryetarja Siljanovska Davkova.
 
Kryeparlamentari, Afrim Gashi, në emër të deputetëve në Kuvend dhe, ka dërguar urime me rastin e festës. Në urim thuhet se pavarësisht përkatësisë kombëtare, fetare, gjinore apo politike, është sfidë që të avancohen vazhdimisht proceset demokratike.
 
“Objektivi ynë strategjik tani është anëtarësimi i plotë në BE dhe etablimi i mëtejshm në NATO si një vend anëtar i barabartë. Sfidë për gjeneratën tonë është përmirësimi i vazhdueshëm i proceseve demokratike, standardeve në shëndetësi, arsim dhe shkencë, sundim i ligjit, fluksi ekonomik dhe sociali si dhe barazi mes qytetarëve, pavarësisht përkatësisë kombëtare, fetare, gjinore apo politike.”, thuhet në urimin e dërguar nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
 
Duhet të punojmë për të sjellë një të ardhme, për të rikthyer shtetin, për të mundësuar drejtësi dhe prosperitet ekonomik, ka thënë kryeministrit Hristian Mickoski. 
 
“Të gjithë mund të presin, vetëm ne nuk duhet, duhet të ndryshojmë, duhet të bëjmë ndryshime, duhet të zhvillojmë, të reformojmë, të përmirësohemi, ditë pas dite, orë pas ore. Nëse nuk ndihmojmë të gjithë së bashku në një mënyrë të menduar dhe strategjike, për fat të keq do të jemi një territor plot fantazma, një udhëkryq trafikant emigrantësh, një shtet zombi.”, tha kryeministrit Hristian Mickoski.
 
Në Kuvendin, poetit, Sllave Gjorgjo Dimoski iu nda çmimi shtetëror “23 Tetori” për arritje shumëvjeçare në fushën e kulturës dhe artit.
 
SANIJE DURAKU