Maqedoni

Qeveria me strategji nacionale: Deri në vitin 2050, plan zhvillimi për shtetin

23.10.2024 16:06

Qeveria planifikon përpilimin e strategjisë nacionale deri në vitin 2050...

Qeveria planifikon përpilimin e strategjisë nacionale deri në vitin 2050, që për synim do të ketë definimin e prioriteteve për zhvillimin e shtetit, sfidat demografike, qëllimet ekonomike, zhvillimin teknologjik dhe energjetik. Kryeministri Hristijan Mickoski i cili zbuloi pretendimet e ekzekutivit tha se në këtë projekt do të përfshihen akademikët dhe profesorët universitar, pasi sipas tij vendit i kërcënohet shpërngulja madje në afat të gjatë edhe zhdukja. 
 
“Qytetarët kanë nevojë për strategji dhe iu ka ardhur mbi kokë me udhëheqjen e shtetit sot për nesër. Nëse do të kishte strategji të përbashkët, prioritete dhe udhërrëfyes, nuk do të prsinim mbi 20 vite që të na pranonin me emrin e dikurshëm kushtetues. Ta nis publikisht debatin drejt së cilës do të duhet të krahazohemi. Në 70 vitet e ardhshme jemi në rrugë të mirë të zhdukemi si shtet. Përse askush deri më tani nuk e ka hapur këtë temë. Sipas analizave të Stratford, deri në vitin 2050 vendi do të ketë 400 mijë njerëz më pak.”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Nga LSDM akuzojnë Mickoskin se përderisa flet për ideale, nga ana tjetër falen narko dilerët të përfshirë në aktivitete kriminale. Kjo sipas socialdemokratëve paraqet turp dhe shkelje të idealeve të revolucionarëve të betejës revolucionare maqedonase si dhe rrezikimin e shtetit ligjor duke inkurajuar strukturat kriminale.
 
MERALE ISMAILI