Botë

Shtyhet seanca për Ilir Metën, Kryemadhi: 3 orë kohë për të parë provat

23.10.2024 16:33

Përballja e parë në sallën e gjyqit mes ish-presidentit Ilir Meta dhe trupës së prokurorëve të SPAK...

Përballja e parë në sallën e gjyqit mes ish-presidentit Ilir Meta dhe trupës së prokurorëve të SPAK; Altin Dumani, Sotir Kllapi dhe Arben Kraja, ka rezultuar me tone të ashpra. 
 
Seanca është shtyrë, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi se pas shtyrjes së seancës për Ilir Metën, iu është lënë 3 orë kohë për të parë provat, në lidhje me akuzat e Prokurorisë së Posaçme, ndaj tyre. Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të SPAK, Kryemadhi hodhi akuza ndaj tre prokurorëve të çështjes dhe gjyqtarit, që sipas saj, po i shërbejnë kryeministrit Edi Rama.
 
“Me qetësi, do t’iu sqaroj. Po ju shpjegoj me detaje se çfarë ndodhi. Sapo pashë 3 muskutierët e drejtësisë së Edi Ramës. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim nga Arben Kraja kur tha se Ilir Meta është marrë në mënyrë normale. Jeni dëshmitarë që Ilir Meta u rrëmbye nga një tufë banditësh. Kërkuam të njiheshim me provat që ata kanë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë, na la vetëm 3 orë kohë. Për 3 orë duhet të shohim të gjitha provat. I kam kërkuar gjyqtarit dhe prokurorit, prokuroria dhe gjykata kanë shkelur nenin 270 për nxjerrjen e sekretit hetimor.”, theksoi ajo