Maqedoni
Disa pjesë të Qendrës, Kisella Vodës dhe Çairit nesër pa energji elektrike
28.04.2015 11:18
Një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës "Bansko", në komunën Kisella Voda nesër prej orës 8:30 deri në orën 11 do të mbesin pa energji elektrike...

Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të mbesin edhe shfrytëzuesit e rrugëve "Stojna Stevkova", "Ordan Çopella" dhe "373" në komunën Çair, prej orës 9 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e rrugëve "Crnogorska", "6", "8", "10" në komunën Gjorçe Petrov, ndërsa prej orës 17 deri në orën 18:30 edhe shfrytëzuesit e rrugës "Dame Gruev" nr. 4 në komunën Qendër.
Ashtu siç informon Qendra rajonale për menaxhim me krizat e qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerje të energjisë elektrike, është kryerja e punëve në rrjetin distributiv nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni./mia
