Maqedoni

BDI akuza Qeverisë: Ulet përfaqësimi i shqiptarëve në administratë

23.10.2024 17:12

Mos përdorimi i gjuhës shqipe në qindra institucione shtetërore, humbja e shumë pozitave kyqe të shqiptarëve....

Mos përdorimi i gjuhës shqipe në qindra institucione shtetërore, humbja e shumë pozitave kyqe të shqiptarëve në shumë institucione e ne veçanti në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë tregues i mjaftueshëm se shqiptarët në RMV me VLEN-in në Qeveri, po ju cënohen të arriturat shekullore. Sipas Ilir Hasanit nga BDI kjo Qeveri e mbrapsht po ulë përfaqësimin e shqiptarëve nga administrata publike dhe përjashtohet diaspora nga statistikat zyrtare. 
 
“Qeveria me legjitimitetin monoetnik, me interpretimet e tyre të çuditshëm, tani më e ul përfaqësimin e shqiptarëve nga 30% në 24% në administratë publike, duke u cënuar këtë punësimin e kuadrove të reja shqiptare në këto institucione dhe këtë e bën vetëm me një vendim duke fshirë diasporën tonë nga statistikat, respektivisht nga numri banorëve nëpër vendbanime. Sa për rikujtim, njëra nga vendimet e para të kësaj qeverie ishte zvogëlimi I përqindjes dhe punësime prej 29.52% në 24.30, që favorizon një komunitet kundrejt komunitetit shqiptar për dikur me mbi shtatë mijë punësime dallojnë dhe atë vetëm duke përjashtuar diasporën. Dhe kjo sikur nuk mjaftoi, të njëjtit e justifikuan edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e balancuesit.”, tha Ilir Hasani nga BDI.
 
Hasani kritikoi vendimin e qeverisë për të ndarë buxhetin qendror në bazë të numrit të popullsisë rezidente, duke përjashtuar shqiptarët që jetojnë jashtë, duke theksuar se komunat shqiptare janë me një borxh të përgjithshëm prej afro 6 milion euro. BDI kritikon edhe ndarjen e 100 milion eurove nga ana e Qeverisë për Komunat e vendit. 
 
FITIM KRYEZIU