Maqedonia do ketë fitues të ri të kupës
23.10.2024 18:03
Ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, në program ishin sot pasdite...
Ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, në program ishin sot pasdite, ashtu që në të njëjtat pati shumë pak gola të shënuar. Pas eliminimit të Tikveshit, futbolli vendor në këtë sezon do të ketë fitues të ri të këtij trofeu.
Në derbin e skuadrave me emër të njëjtë Shkëndija e Tetovës me rezultatin minial e mundi atë të Haraçinës. Gostivari falë autogolit të Haxhi Kimov, siguroi kualifikimin në ¼ e finales, ku shoqëri do ti bëjë Brera e cila me 2:0 e mundi Besën. Skuadra e Vardarit tek tetë skuadrat më të mira, shkoi pasi me rezultatin 2:0 e mundi mbajtësin e këtij trofeu Tikveshin. Po ashtu në ¼ e finales do të luajë edhe Struga TL e cila në terren vendas me 2:0 e mundi Makedonija Gj.P.
Sileksi dhe Shkupi, pas goditjeve nga pika e bardhë vendosën se kush shkon më tej. Veriorët ishin më të mira, dhe triumfuan me 4:3, pasi shkupjanët humbën dy penalti. Befasinë më të madhe e bëri Arsimi i Çegranit, që me rezultatin 3:1 e mundi Voska Sport. Befasi bëri edhe skuadra e Detonit e cila në Manastir, pas penaltive me 4:2 e mundi Pelisterin. Në kohën e rregullt rezultati ishte 1:1.
FFM – KUPA 1/8 E FINALES
- SILEKSI 0:0 (4:3)– Shkupi
- BRERA 2:0 Besa
- VARDARI 2:0 Tikveshi
- ARSIMI 3:1 Voska
- SHKËNDIJA (T) 1:0 Shkëndija (H)
- GOSTIVARI 1:0 Bregallnica
- STRUGA TL 2:0 Makedonija Gj.P
- Pelisteri 1:1 (2:4) DETONITI