Liga e Kampionëve, të vegjlit ia dolën të marrin pikë

23.10.2024 18:11

Mbrëmjen e kaluar janë zhvilluar ndeshjet e para të raundit të tretë të Ligës së Kampionëve…

Kryendeshja e mbrëmjes u zhvillua në Madrid, ku u përballën dy finalistët e fundit të Ligës së Kampionëve Real Madrid – Borusia Dortmund. Gjermanët avansonin me 2:0 në fraksionin e parë, ndërsa “mbretërit” në pjesën e dytë bënë një përmbysje të plotë dhe me meritë shënuan fitore me 5:2. Heroi I kësaj ndeshje ishte Vinicius Zhunior, që shënoi hat-trik. Reali dhe Borusia tani kanë nga 6 pikë.
 
“Nuk është e lehtë të shpjegohet, sigurisht. Një pjesë e parë që unë mendoj se djemtë bënë mirë, shënuan dy gola. Ne u mbrojtëm shumë, shumë keq, por në klasën individuale të Realit, nuk mendoj se kemi arritur ndonjëherë plotësisht në një gol, edhe pse u mbrojtëm shumë dobët. Sigurisht që është jashtëzakonisht e hidhur.”, tha Nuri Shahin, trajner i Borrusia Dortmund.
 
Në Torino skuadra e Shtutgardit, me lojë e mbiluajti Juventusit, por fitoren ia doli ta sigurojë vetëm në minutat plotësueses. Autor i golit ishte Bila Ture  që kontribuoi që gjermanët tani në kenë 4 pikë, ndërsa Juventusi mbeti në 6 pikë.
 
Nuk i’a del të fitojë as PSG, që nuk shkuam më shumë se sa barazimi 1-1 ndaj PSV. Francezët me 4 pikë, tani mbajnë pozitën e 17-të, për skuadrën e PSV-së, ishte ky barazimin i dytë në tri ndeshje dhe kanë 2 pikë.
 
“Është e vështirë të pranosh rezultatin e një loje të tillë, por ne e dimë se futbolli shpesh është i padrejtë dhe mendoj se kemi luajtur një lojë shumë të mirë, jo vetëm në pjesën e dytë. Mendoj se ishim më mirë se PSV gjatë gjithë lojës.”, tha Luis Enrike, trajner i PSG-së.
 
Që nga ardhja e Enrikes në pankinën e Parisit në vitin 2023, ai ka arritur gjithsej gjashtë fitore, tre barazime dhe gjashtë humbje në 15 ndeshje.
 
Të gjithë prisnin goleadë në Londër, teksa në Emirates Arsenal priste modestët e Shakhtar Donjetsk, por në në fakt “topçinjtë” u mjaftuan vetëm me 1 gol për të marrë 3 pikëshin, ose për të qenë më të saktë me një autogol të portierit Riznyk. (Gazetar Safet Ademi)