Liga e Kampionëve, kryendeshja e mbërmjes Barcelona – Bayern Munich

23.10.2024 18:16

Pas një mbrëmje me plotë befasira, sot Liga e Kampionëve vazhdon programin e tyre garues...

Këtë mbrëmje vëmendja do jetë në Katalonjë, aty ku Bracelona do përballet me Bayern Munich. Në stolin e katallanëve është Hansi Flick, që disa vite më parë si pjesë e bavarezëve i shkaktoi Barçës humbjen turpëruese 8-2. Bayerni ka triumfuar në gjashtë ndeshjet e më parshme me Barselonën. 
 
Në katër ndeshjet e fundit katalonasit nuk kanë shënuar gol. Kjo do jetë edhe përballje e dy sulmuesëve mjaft të mirë Robert Levandovski, që ditët më të mira në karierë i ka kaluar te Bayern si dhe Hari Kejn.
 
Atletiko Madridi do orvatet të fitojë pikë të reja në Ligën e Kampionëve, ndërsa kundërshtar do ketë francezët e Lil. Ndeshja e tretë te kampionët është komentuar edhe nga Diego Simeone, me trajnerin e Atl. Madrid që nuk ka besim te Edon Zhegrova dhe shokët e tij.
 
Po ashtu interesant do të jetë edhe në Lajpcig, ku skuadra vendase do të përballet me Liverpul. "Të kuqtë", janë në një formë të mirë, pasi fundjavën e shkuar e mundën Chelsea dhe në këtë përballje futen me një vetëbesim edhe më të madh. Skuadra e Lajpcigut, po ashtu është në formë të mirë. Këta në Bundesligë, ende nuk kanë shijuar disfatë dhe së bashku me Bayern Munich, janë në krye të renditjes. 
 
Inter duhet të ketë punë të lehtë pasi përballë do ketë zviceranët e Jang Bojs, të cilët këtë sezonë nuk po luajnë një futboll ashtu siç pritej nga ata. Pas rezultateve të dobëta në kampionat këta larguan trajnerin dhe me shefin e ri e mundën Lucernin. “Neroazurët”, pas fitores ndaj Crvena zvezdës, duan që me një ftiore të re, të jenë më afër fazës së dytë të garave me eliminime. (Gazetar Safet Ademi)